You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Panuçi sheh me admirim luftëtarin Cana në kohën e artë: Sikur ta kisha edhe unë në Kombëtare!

Panuçi sheh me admirim luftëtarin Cana në kohën e artë: Sikur ta kisha edhe unë në Kombëtare!

Në premierën kushtuar Lorik Canës, që u publikua vetëm përpara pak ditësh trajneri i kuqezinjve, Kristian Panuçi, ka dhënë një intervistë për “RTSH Sport”, duke folur për Lorikun. Italiani u shpreh me shumë konsiderata pozitive kundrejt kapitenit legjendar të Shqipërisë.

Panuçi në intervistën e dhënë, tregoi se do kishte dëshirën më të madhe të kishte një lojtar si Cana në Kombëtaren që ai drejton dhe se për këtë gjë nuk mundet dot që të kthejë kohën prapa. Gjithashtu trajneri italian e cilësoi ish-mbrojtësin si një emblemë, që në çdo klub që ai ka qënë pjesë ka mundur të lërë gjurmë.

“Lorik Cana është nga ata lojtarë që ka bërë histori në futbollin shqiptar. Tashmë ai po merret me fondacionin e tij dhe po bënë një punë shumë të mirë. Canën nuk do mundja ta shikoja dot me fanellën e Romës,  pasi ai ka qënë një emblemë tek Lacio dhe tek cilido ekip që ka shkuar.

Personalisht një lojtar si ai, do ta doja edhe unë në Kombëtaren e tanishme, por koha nuk kthehet më pas. I uroj shumë fat në rrugën e re që ai ka nisur”, u shpreh Panuçi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top