Kombëtarja shqiptare arriti të fitonte me rezultatin 1-0 ndaj Uellsit, për të rikthyer besimin te tifozët dhe për të lënë mbrapa atë shije të hidhur për takimet e fundit. Goli i Bekim Balës nga pika e bardhë ka bërë që kuqezinjtë t’ë buzëqeshin, në një kohë kur tensioni ka qenë i dukshëm në fytyrat e tyre.
Edhe Panuçi dukej më i lehtësuar, duke vënë theksin te puna e vazhdimësisë në të ardhmen, por edhe te suksesi. Në një intervistë për “Supersport”, Panuçi u shpreh i kënaqur edhe nga paraqitja e Ardian Ismajlit.
“Është e vërtetë, skuadra gjeti shpirtin e duhur dhe arritinë fitore. Vuajtëm por arritëm të triumfonim, Uellsi kërkoi barazimin dhe ne këtë e dinim pasi çdo skuadër kërkon më të mirën. Nuk do e lëmë me kaq, por duhet të mendojmë për kualifikimin në Europian. Ne u përballëm, biseduam dhe arritëm të gjenim gabimet tona.
Për të rikuperuar lojtarët, marsi duhet të jetë shumë më i largët. Djmetë më mbështesnin, nëse ndodhte e kundërta unë do të largohesha. Jam shumë i lumtur për Ismajlin. Është shumë i aftë dhe serioz dhe jam i sigurtë që do të na jap shumë në trë ardhmen. Sepse skuadra po luante mirë dhe po reagonte dhe ishim duke shënuar edhe golin e dytë”, u shpreh Panuçi. /Shqiperia.ch/