Disa kohë më parë, ndër zbulimet dhe afrimet e reja që Panuçi do të sillte në kombëtaren shqiptare, do të ishte edhe mesfushori i AEK-ut, Astrit Ajdari. Duke parë karrierën e tij, të gjithë ishin të bindur në aftësitë e këtij njeriu dhe mezi prisnin debutimin e tij në fushën e lojës.
Vetëm duke përmendur faktin se Ajdari ka qenë më parë edhe kapiteni i të rinjve të Suedisë, fliste qartësisht që kemi të bëjmë me një futbollist që i mungonte dhe nevojitet kombëtares shqiptare. Por karriera e mesfushorit 28-vjeçar nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë, ndërsa AEK-u e ka parë gjithmonë si tepërt.
Madje, edhe vetë Panuçi hoqi dorë prej tij, duke mos e grumbulluar në ndeshjet e Shqipërisë. E sikur kjo të mos mjaftonte, Astrit Ajdari nuk është përfshirë as në listën e AEK-ut, pasi do të marrë pjesë në “Champions League”. /Shqipëria.ch/