“Marash Kumbulla është i dëmtuar dhe nuk mund të jetë gati, nuk do të jetë në këtë grumbullim”, kështu u shpreh Panuçi për “Klan”, duke lënë të nënkuptohet vëzhgimin e madh kundrejt këtij futbollisti.
Flasim për një mbrojtës me aftësi të mëdha, i cili luan me të rinjtë e Veronës. Me ekipin e parë ka debutuar gjithashtu, megjithëse hapësirat kanë qënë ende të pakëta. Por Kumbulla garanton siguri për të ardhmen, ndërsa është gjithmonë shumë i sigurt me ndërhyrjet e tij.
Fjalët e Panuçit lënë të nënkuptohet se Kumbulla do të jetë gati për Shqipërinë, pas takimeve të marsit. Kjo pasi një dëmtim i pësuar së fundmi, i ka kushtuar tepër këtij lojtari. Megjithatë, Kombëtarja e së ardhmes do të bazohet edhe te futbollisti i Veronës. /Shqiperia.ch/