
Ndonëse jemi në prag merkatoje, duket se zhvillimet kanë filluar përpara kohe. Tashmë nga kampionati grek duket se Olimpiakosi ka bërë transferimin e parë të tyre. Është pikërisht sulmuesi shqiptar që është në rradhët e Panioniosit, Fiorin Durmishaj.
Futbollisti shqiptar konsiderohet si një nga talentet më të mëdha në kampionatin grek dhe siç raportohet nga e përditshmja “24sports.com.cy”, tashmë Olimpiakosi po përgatitet për ta blerë sulmuesin shqiptar. Tashmë mbetet vetëm për t’u zyrtarizuar që Durmishaj do të jetë pjesë e gjigandëve grek të Pireut. Kujtojmë që Fiorini këtë sezon futbollistik në kampionatin grek në të gjitha sfidat e zhvilluara ku ka mundur të realizojë 4 gola.
Fiorini tek skuadra e Panioniosit cilësohet si një nga lojtarët e pazëvendësueshëm tek ekipi grek. Përsa i përket Kombëtares, Durmishaj ende nuk ka mundur të bëjë debutimin e tij, teksa ka qënë pjesë e Shqipërisë U-21 në 8 sfida dhe ka munudr të realizojë vetëm 1 gol. Tashmë është në dorën e tij për të qënë pjesë e kuqezinjve të Panuçit, ku çdo gjë është në dorë të Fiorinit përsa i përket ritmit që 22-vjeçari do të tregojë në vazhdim. /Shqiperia.ch/