Një nga risitë më të mëdha të Panuçit, në listën me futbollistët e thirrur për miqësoret ndaj Kosovës dhe Ukrainës, ishte futbollisti 22-vjeçar, Egzon Binaku.
Mbrojtësi i Malmos shihet si zëvendësuesi më i denjë i kapitenit të Kombëtares, Ansi Agollit. Binaku ka dy nënshtetësi, atë suedeze dhe shqiptare, ndërsa më parë ka luajtur edhe për moshat e Suedisë.
Njoftimi se Panuçi e ka grumbulluar mbrojtësin 22-vjeçar në kombëtaren shqiptare, është pasqyruar edhe në mediat suedeze, ndërsa këto të fundit theksojnë faktin se flitet vetëm për ndeshje miqësore dhe që ekzistojnë gjasat për një rikthim të Binakut te Suedia. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/