
Këtë fundjavë rikthehen në fushën e lojës pothuajse të gjitha ekipet e legjionarëve, në sfidat që kanë me skuadrat e tyre në kampionatet përkatëse. Nga Zvicra, përsa i përket mesfushorit të Kombëtares, Taulant Xhaka, rikthehet të luaj si qëndërmbrojtës, pasi në takimin e fundit ishte pezulluar për shkak kartonash.
Mediat zvicerane raportojnë se në transfertën e vështirë që do të ketë ekipi i Baselit, atë përballë Sionit, pritet që Taulanti të transformohet sërish në fushën e blertë. Ai po projektohet sërisht si një qendërmbrojtës në këtë përballje, ku nuk është hera e parë që e shohim të tillë. Numri një i pankinës së skuadrës zvicerane po mendon që Taulanti të luajë në mbrojtje bashkë me Balantan, të cilët pritet të formojnë dyshën e qendrës në prapavijë.
Kjo sfidë luhet ditën e shtunë në orën 19:00. Skuadra e luanit të Shqipërisë, Baseli, do të kërkojë fitoren e rradhës, për të siguruar edhe më shumë vendin e dytë në tabelen e klasifikimit, pasi ky pozicion të dërgon automatikisht në eleminatoret e Champions League. Ka edhe shumë javë në kampionatin zviceran, por këto sfida janë nga ato përballje që tregojnë të gjithë potencialin e ekipit, ndërsa Panuçi duhet të shoh si alternativë edhe kalimin e Xhakës në mbrojtje./Shqiperia.ch/