You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Panikun e Zyrihut e vuan edhe Kosova, super “Benxhi” largohet nga fusha për disa kohë

Panikun e Zyrihut e vuan edhe Kosova, super “Benxhi” largohet nga fusha për disa kohë

Një njoftim aspak i mirë ka ardhur nga ana e Zyrihut së fundmi, sa i përket gjendjes së lojtarëve. Dy prej futbollistëve të saj kryesorë, nuk do të luajnë për disa kohë, pasi kanë pësuar një dëmtim serioz.

Këtu përfshihet edhe super “Benxhi”, që ka shkëlqyer gjatë gjithë këtij sezoni. Faktikisht Kololli e vuante prej kohësh një lëndim, por ka zgjedhur të jetë në fushë gjithmonë i sforcuar, vetëm për t’i shërbyer skuadrës dhe Kosovës.

Klubi zviceran njofton se lojtarët do të jenë larg fushave për disa kohë, por pa e caktuar konkretisht afatin. Sigurisht që një lajm i tillë shkakton panik edhe te trajneri Shaland, që Kolollin e ka një prej futbollistëve kryesorë në projektin e tij dhe e kërkon në formën më të mirë për ndeshjet e rradhës të dardanëve. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top