Charlie Adam ishte padyshim një nga legjendat e futbollit anglez, që doli hapur kundër Shaqirit. Futbollisti i cili ka luajtur edhe për Stoke, ka dhënë më parë shumë kritika për mesfushorin me origjinë shqiptare.
E megjithatë, sapo Shaqiri nisi të lërë gjurmë me Liverpulin, historia ka ndryshuar. Për “Sky Sport”, vetë Adam e ka cilësuar lojtarin e Liverpulit si të mrekullueshëm, madje duke theksuar faktin se është i aftë të nxjerr golin nga hiçi.
“Shaqiri është një lojtar i mrekullueshëm. Nuk ka asnjë dyshim për këtë. Ai me shumë mundësi ka kërkuar që të luajë për një ekip të madh dhe lojtar të mëdhenj. Një djal i vogël që mund të nxjerrë golat nga hiçi. Mund të pasojë si askush tjetër. Te Stoke, përfundimisht ne nuk kishim tjetër si ai”, u shpreh Adam. /Shqiperia.ch/