You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Orët e fundit para shortit, Polonia është “femra joshëse” dhe Gjermania të fshin ëndërrat

Orët e fundit para shortit, Polonia është “femra joshëse” dhe Gjermania të fshin ëndërrat

Tashmë mund të numërohen orët, përpara se të njihemi me kundërshtarët që Shqipëria do të ketë në kualifikueset e Europianit 2020. Nesër në orën 12:00, në Dublin do të bëhen të ditur të gjitha grupet e kualifikueseve.

Duke parë vazot sesi janë ndarë Kombëtaret, Shqipëria ndodhet në të katërtën dhe Kosova në të pestën. Ekziston mundësia që gjendemi në një short, megjithatë nëse flasim në mënyrë të përgjithshme, pjesa më e madhe e Kombëtareve ka një të dëshirë të vetme:

“Të tërheqim Poloninë në vazon e parë dhe të mos kapim Gjermaninë në të dytën”. Kështu, në vazon e parë mes Kombëtareve më të rrezikshme, polakët duken “femra joshëse” dhe rivali më pak i dëmshëm, që me pak sforco mund të përballohet edhe nga kuqezinjtë.

Ndërsa rivali për t’u evituar, është padyshim Gjermania. Këta të fundit pas rezultateve të dobëta që kanë marrë në kohët e fundit, kanë kaluar në vazon e dytë. Për këdo prej Kombëtareve nga vazo e tretë e më poshtë, kualifikimi në Europian do të kthehet në mision të pamundur, nëse Gjermania do të gjendet me ta në grup. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top