You are here
Home > Kombëtarja > Olainka donte të luante me Shqipërinë, Oto John i shkelin syrin Kosovës dhe e thotë hapur

Olainka donte të luante me Shqipërinë, Oto John i shkelin syrin Kosovës dhe e thotë hapur

Një rast “Olainka” ka lindur sërish, por këtë herë në Kosovë. Sulmuesi Otto John shprehet i gatshëm që të veshë fanellën e përfaqësueses së dardanëve, gjithnjë nëse këta të fundit vendosin ta ftojnë në ekipin e tyre. Lojtari nigerian la Skënderbeun gjatë merkatos së dimrit dhe u rikthye sërish në Kosovë, por këtë herë si pjesë e Prishtinës.

Në Korçë nuk arriti të linte gjurmë, ndërsa në elitën e futbollit kosovar situate flet tërësisht ndryshe. Që prej mbërritjes në skuadrën kryeqytetase ka gjetur lehtësisht rrjetën, duke përsëritur në një farë mënyre edhe eksperiencën me Trepçën ’89, me të cilët u shpall edhe golashënuesi më i mirë i sezonit.

Në një intervistë me gazetën “Zëri”, John ka treguar rutinën e tij të përditshme dhe jetesën në Prishtinë, ndërsa i është përgjigjur pozitivisht pyetjes nëse do të donte të bëhej një shtetas i Kosovës. Një kohë e gjatë e jetuar në vendin dardan ka bërë që nigeriani të mos e mendojë dy herë përgjigjen, teksa shprehet se nëse e ftojnë patjetër që do të pranonte.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top