You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Nxorri Berishën jashtë vetes, Zahavi rikthehet te Izraeli dhe kërkon falje: E bëra nga tifozët

Nxorri Berishën jashtë vetes, Zahavi rikthehet te Izraeli dhe kërkon falje: E bëra nga tifozët

Shqipëria do të përballet ndaj Izraelit në datën 7 shtator, në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombeve. Futbollistët e të dyja Kombëtareve e njohin mirë njëri-tjetrin, pasi u përballën së bashku dy herë gjatë takimeve të vlefshme në eliminatoret e Botërorit të Rusisë.

Në takimin e parë, atje ku kuqezinjtë do të humbisnin me rezultatin 0-3 ndaj Izraelit, Etrit Berisha, si asnjëherë më parë do të dilte nga natyra e tij dhe do të ndëshkohej më të kuq pas ngacmimit të Zahavit. Futbollisti i Izraelit do të vazhdonte me natyrën e tij kondradiktore, duke u përjashtuar përpara një viti nga Izraeli, pasi kritikoi Kombëtaren dhe hodhi shiritin e kapitenit në tokë në takimin me Maqedoninë.

Tashmë futbollisti 31-vjeçar do të jetë pjesë e ndeshjes në “Elbasan Arena”, pasi ka kërkuar ndjesë dhe trajneri i ri, Andreas Hercog, i ka dhënë një shans të dytë.

“Ëndrra ime më e madhe që kur nisa të luaj futboll, ishte padyshim Kombëtarja. Është privilegj të jem pjesë e saj dhe t’i shërbej si kapiten, krenari e madhe. Kam bërë gabim me reagimin ndaj Maqedonisë, teksa në një moment zemërimi me disa tifozë, hodha shiritin duke lënduar shumë të tjerë që besonin tek ne”, ka thënë Zahavi për mediat izraelite. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top