
Fenerbaçe është turpëruar në takimin “Audi Cup” ndaj Bajernit të Mynihut, duke humbur me rezultatin 6-1. Ndërkohë në orën 19:00 të ditës së sotme, do të luhet edhe përballja me vendin e tretë ndaj Realit të Madridit.
Muriqi ka luajtur nga minuta e parë ndaj Bajernit, por pa mundur të lërë gjurmë. Trajneri i Fenerbaçes e ka mbrojtur sulmuesin shqiptar në fundin e takimit, duke thënë se nuk ishte shërbyer me topa: “Muriqi? Ka luajtur mirë, por nuk u shërbye. Vetëm një rast që kishte, për pak sa nuk shënoi”, ka thënë Yanal. /Shqiperia.ch/