You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Nuk pret me gjatë si analist, De Biazi do të marrë Kombëtaren që la jashtë Kosova

Nuk pret me gjatë si analist, De Biazi do të marrë Kombëtaren që la jashtë Kosova

Nuk pret më shumë si analist, tashmë De Biazi është gati të marrë detyrën e re. Ish-trajneri i Kombëtares ka kaluar shumë kohë në emisione të ndryshme sportive, duke bërë analiza për kampionatet kryesore europiane.

Megjithatë detyra e tij është pankina dhe asaj pritet t’i rikthehet shumë shpejt. Sipas asaj që kanë raportuar mediat italiane në orët e fundit, De Biazi është pranë zyrtarizimit te Azerbajxhani. Kombëtare kjo e cila po kalon një revolucion në përgjithësi, pas asaj humbje me rezultatin 4-0 që mori ndaj Kosovës, duke ngelur jashtë Europianit nëpërmjet “Ligës së Kombeve”.

Ditët në vazhdim do të jenë ato më vendimtaret, ndërkohë që nuk përjashtohet edhe mundësia e Lacios për teknikun italian, ndërsa Inzagit i lëkundet gjithmonë e më tepër stoli. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top