You are here
Home > Futboll Bota > Nuk ndodh vetëm në Shqipëri, te Juventus-Inter shfrenohen tifozët dhe dalin jashtë natyrës

Nuk ndodh vetëm në Shqipëri, te Juventus-Inter shfrenohen tifozët dhe dalin jashtë natyrës

Shpesh herë në stadiumet shqiptare kemi parë skena të pakëndshme, teksa thyhen stola dhe ka reagim të tepruar nga ana e tifozëve. Kjo gjë ka ndodhur shumë herë aqsa në Shqipëri nuk përbën më një lajm kjo gjë. Gjithsesi flasim për një fenomen që është i pranishëm jo vetëm në vendin tonë, teksa e kemi parë jo më larg sesa dje në “Juventus Stadium”.

Mediat italiane raportojnë se menjëherë pas përfundimit të sfidës mes Juventusit dhe Interit, një grup tifozësh zikaltër kanë shkaktuar trazira. Ata ishin të vendosur ne sektorin e tyre përkatës, teksa raportohet në momentin që do të dilnin nga stadium, ata kanë hedhur ndënjëset e stadiumit në drejtim të fushës dhe stjuartëve.

Ky incident nuk ka kaluar pa u vënë re, pasi ka shkaktuar mjaft polemika në itali. Grupimi i tifozave zikaltër të ashtëquajtur “Curva Nord”, nuk njihen për këto veprime, por me shumë mundësi shkaku ka qënë tepër i madh, që këta sportëdashës të ndërmarrin veprime të tilla. Në Itali raportohet se shumë tifozë zikaltër kanë mbetur jashtë stadiumit për shkak se emri në biletën për të hyrë në stadium, ka qënë i kompromentuar. Pavarsisht aludimeve, një gjë është e sigurt, se tifozët zikaltër pritet të marrin një dëm të madh nga Federata Italiane e Futbollit, për situatën e pakëndshme të krijuar mbrëmjen e djeshme. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top