Sikur të mos mjaftohej me golin e parë të shënuar, pas vetëm 3 minutash, Milot Rashica ka marrë sërish rolin e protagonistit me Werderin. Takimi ka përfunduar me rezultatin 3-1 ndaj Mainz, ndërsa sulmuesi shqiptar ka dhënë edhe një asist në realizimin e tretë.
Futbollisti i Kosovës i ka kthyer “borxhin” Max Kruse,që e shërbeu në realizimin e parë, duke e nxjerrë me portën të boshatisur. Një kalibër i lartë është padyshim Rashica, që tashmë ka marrë gjithë interesin e klubeve më të njohura në Europë. Për momentin duhet të krenohemi me faktin se lojtari më i mirë në Bundesligë, është një shqiptar. /Shqiperia.ch/