
Teknologjia është futur gjithmonë e më tepër në futboll, duke bërë që gabimet në këtë lojë të reduktohen në një masë edhe më të vogël. Megjithatë, edhe hyrja e saj në përmasa të tilla në botën e sportit, ka hapur diskutime nga më të ndryshmet.
Shpeshherë disa episode qesharake ndodhin me aktivizimin e VAR-it, ndërsa kulmi erdhi në Kupën e Anglisë, gjatë përballjes Burnley-Barnsley. Teksa arbitri akordoi penalltinë dhe lojtari mori hov për të gjuajtur topin pas vërshëllimës që erdhi, një keqkuptim i madh u krijua. Kryesori i ndeshjes kishte sinjalizuar se do të rishikohej me VAR episodi i penalltisë, e jo që lojtari duhej ta ekzekutonte atë. Në fund? Sigurisht, penalltia u anullua. /Shqiperia.ch/
#VAR looks like an out of sync mess ? @adzng5
Burnley v Barnsley#FACup pic.twitter.com/AnCfzSa6bj— Mike Thomas (@t7mke) January 5, 2019