
Te Kombëtarja duket se është kthyer në një mallkim, teksa sa herë që afrohen datat për të luajtur në fushën e lojës, shumë prej futbollistëve do të dëmtohen dhe largohen nga grumbullimi, sigurisht, nëse janë paraqitur fillimisht.
Pasi kemi edhe shumë raste, si Abrashi, Sadiku dhe Roshi, që nuk mund të mendohej një grumbullim i tyre fillimisht, duke parë dëmtimin që janë duke kaluar. Këtë herë ishte radha që Alban Hoxha të braktisë grumbullimin me Shqipërinë, për shkak të një dëmtimi.
Në kushte të tilla është thirrur portieri i Shpresave, Elhan Kastrati, që do i bashkohet Shqipërisë. E megjithatë, sipas të gjitha mundësive Kastrati thjeshtë do t’i shohë takimet më nga afër, pasi Berisha dhe Strakosha lënë pak hapësira për të menduar diçka më shumë. /Shqiperia.ch/