You are here
Home > Kombëtarja > “Nuk kam konkurrencë te Kosova”, Ismajli i përgjigjet kritikave: Injorantë dhe të paditur, Shqipëria ka rivalitet

“Nuk kam konkurrencë te Kosova”, Ismajli i përgjigjet kritikave: Injorantë dhe të paditur, Shqipëria ka rivalitet

Në mediat e ndryshme ka pasur kritika dhe sulmime shumë të çuditshme sa i përket Ardian Ismajlit. Madje një rast është botuar edhe nga “Sport Ekspres”, teksa vetë lojtari jepte mendimin e tij për Albin Kurtin dhe mediat shqiptare në Kosovë e shpërndanin një gjë të tillë, ndërsa fjalia mbyllej me: “Kujtojmë se Ismajli e la Kosovën nga konkurrenca dhe zgjodhi Shqipërinë”.

Tërësisht jo logjike dhe e pavend kjo, pikësëpari sepse nuk lidhej me tematikën e lajmit dhe e dyta pasi Ismajli ka pasur shiritin e kapitenit te dardanët U-21. Madje e thënë edhe nga të gjithë specialistët, që nëse Kosova e ka një repart më të dobët, është pikërisht një koleg përkrahë Rrahmanit, që të japë siguri dhe për momentin e bën prapavijë të çalojë.

Në një intervistë për “Insporti”, vetë Ismajli i ka komentuar këto zëra duke i quajtur si të paditur dhe injorantë, ndërsa e thotë qartë se rivaliteti në mbrojtje është më i madh te Shqipëria se te Kosova.

“Flasin të paditurit dhe injorantët. Konkurrencë në repartin e mbrojtjes në Përfaqësuesen e Kosoves nuk kam pasur dhe as që kam, këtë e dinë të gjithë për momentin. Ndërsa në Kombëtaren shqiptare në repartin e mbrojtjes konkurrenca është shumë e madhe dhe kjo ndikon pozitivisht tek të gjithë futbollistët, na stimulon që të punojmë shumë. Klubin e dua dhe jap maksimumin ndërsa për kombëtaren është privilegj të luash dhe të përfaqësosh kombin. Është obligim kombëtar që ta dërgojmë sa më lart.  Ky është movimi im që të jap maksimumin në çdo ndeshje, qoftë ajo miqësore apo zyrtare”, tha Ismajli.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top