Karriera e Eros Grezdës nuk po gjen më qetësi dhe shkëlqim, që nga koha kur do të rrëmbente vëmendjen e të gjithëve te Osijek dhe do të largohej te Rangersi. Atëherë kur të gjithë prisnim lojtarin shqiptar në nivelet më të larta, më së shumti ishte protagonist në skandale dhe në pjesën rozë të lidhjeve të tij, sesa për veprat e realizuara në fushën e lojës.
Ndërkohë “Dailyrecord” ka publikuar një shkrim të fundit, atje ku raporton se Greza ka të ardhme të pasigurt, pasi te Osijeku ka ulje të rrogës. Për shkakun e ndalimit të futbollit nga Koronavirusi, te klubi kroat futbollistët do të paguhen me 50% më pak.
Gjithashtu kur e gjitha kjo të kalojë, rroga do të rikthehet me 25% ulje nga paga fillestare. Gjithashtu “Dailyrecord” nuk ngurron të shkruajë se Grezda ka qenë një “katastrofë” te Rangersi.