You are here
Home > Futboll Bota > Nuk ka dyshime/ Jo më kot Bushi e kërkoi te Shqipëria, Toma “dehet” me çmime e vlerësime në Zvicër

Nuk ka dyshime/ Jo më kot Bushi e kërkoi te Shqipëria, Toma “dehet” me çmime e vlerësime në Zvicër

Bastien Toma është futbollisti shqiptar më i talentuar në Zvicër, teksa aftësitë që ky njeri zotëron, janë vërtet të mëdha.

Pasimet e tij gjeniale të kryera në këtë sezon, që zakonisht janë finalizuar nga Lenjani, kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale pasi i ngjasojnë atyre të Ksavit. Sipas informacioneve ekskluzive pranë “Shqiperia.ch”, është mësuar e publikuar prej ditësh fakti se Alban Bushi ka udhëtuar në Zvicër për këtë futbollist. Ai e ka takuar më nga afër Tomën, së bashku me babain e tij, për t’i treguar dëshirën që kuqezinjtë kanë për ta afruar në Kombëtare.

Megjithatë, mesfushori 19-vjeçar nuk ka vendosur asgjë në lidhje me Kombëtaren, e vendimi pritet të merret në vitin e ardhshëm. Për momentin Toma po i gëzohet momentit në Zvicër, duke qenë futbollisti më i komentuar. Së fundmi ai ka fituar çmimin e golit më të bukur për muajin në nëntor, pas asaj kryevepre të realizuar ndaj Thunit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top