
Talenti shqiptar 17-vjeçar, Anxhelo Ndrecka u ftua për herë të parë nga ekipi i parë i Kievos, në mbrëmjen e së hënës kundër Bolonjës. Futbollisti që ka dalë nga të rinjtë e skuadrës italiane, është vlerësuar për punën dhe talentin e tij nga ekipi i parë, për të marrë një ftesë edhe përse është në moshë shumë të re.
Por kjo nuk ishte rastësi, pasi një tjetër ftesë ka mbërritur për lojtarin shqiptar. Ndrecka do të jetë pjesë edhe e takimit me Napolin, që do të zhvillohet gjatë ditës së nesërme në kampionatin italian. Padyshim që kjo është një arritje për vetë lojtarin, që tashmë po i besohet gjithmonë e më shumë një vend në elitën e Italisë, ndoshta edhe për të bërë historinë si shqiptari më i ri që luan në një kampionat të këtij niveli. /Shqiperia.ch/