
Napoli i Hysajt arriti të merrte ditën e djeshme një fitore shumë të vështirë, në transfertën bergamase. Napoletanët arritën të triumfonin me rezultatin e ngushtë 1-2 përballë Atalantës së drejtuar nga Gasperini.
Përsa i përket legjionarëve tanë, mbrojtësi kuqezi që është pjesë e Napolit, Elseid Hysaj, këtë sfidë e nisi nga stoli, ku u aktivizua në minutën e 76. Nga ana tjetër gardiani i Kombëtares që luan në rradhët e Atalantes, Etrit Berisha, ishte titullarë gjatë gjithë sfidës. Pavarsisht dy golave të pësuar, komentet për paraqitjen e shqiptarit ishin tepër pozitive. Nga mediat italiane Etriti u vlerësua me notën 6 dhe u theksuar fakti se golat e pësuar për bergamasët nuk ishin në dorë të portierit.
Kujtojmë që përballja e djeshme midis Atalantës dhe Napolit, ka ulur siparin e javës 14 të kampionatit italian. Me fitoren e djeshme Napoli i Ançelotit gjendet në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit, me diferencë prej 8 pikësh pas Juventusit. Përsa i përket skuadrës së Bergamos, me humbjen që morën në shtëpi, e shohin veten në vendin e 11 të Serisë A. /Shqiperia.ch