
Pas më shumë se 15 orësh kërkimi, policia në “Guernsey” raportoi se ishin parë disa objekte lundruese në det, teksa e gjithë Europa shpreson për gjetjen e futbollistit, Emiliano Sala. Ky i fundit po udhëtonte për të shkuar me ekipin e ri, Kardifin, por nuk arriti dot në destinacion.
Një zhdukje e mistershme ka ndodhur dhe pavarësisht kërkimeve të shumta, asgjë nuk u dëgjua për gjetjen e Salas. Shpresat janë shuar disi, ndërsa për të shtuar akoma më tepër enigmën dhe për të hedhur akuza të reja, ka menduar ish e dashura e protagonistit në fjalë, Berenice Shckair.
Nëpërmjet një dedikimi të gjatë e prekës për Salan, Shckair hedh dyshime se nuk kemi të bëjmë me një aksident, por me një sulmim të mafias së futbollit. Ndërkohë që më e pakuptueshmja, ngelet shtyrja e kërkimeve për ditën e sotme në mëngjes, për shkak të motit të keq, që i anulluan planët kërkuesve, por nga ana tjetër shuan edhe çdo shpresë mrekullie.
“Investigoni për mafian e futbollit, sepse unë nuk besoj tek ky aksident. Doja të zgjohesha dhe e gjitha kjo të ishte gënjeshtër, ju lutem investigoni se përse ndodhi. Unë nuk besoj tek ky aksident, apo te shtyrja e kërkimeve për motin e keq kur mezi gjejnë objekte fluturese. Ende nuk e besoj sesi mund të shtyhen kërkimet për nesër. Këta po humbin kohë dhe nuk po investigojnë, ndihem e pafuqishme dhe në errësirë të plotë. Nuk mund të rri pa menduar për ty, Emi.
Ëmdërrat mund të kenë një datë përfundimi? Në jetën tjetër mund të ndryshojnë. Ne jemi vetëm një pluhur në këtë univers, të përkohshëm dhe mes aq shumë padrejtësish.
Ata që më njohin e dinë se mua më ndrijnë sytë kur flas për ty. Përse ndodhin këto gjëra? Përse ndaj një njeriu me aq shumë projekte, që punon aq shumë, një njeri mbi të gjitha dhe që i dedikohet punës së tij? Përse ëndërrat nuk mund të realizohen? Emi, zemra ime është thyer. Ende nuk po arrij ta kuptoj. Emi, unë e di që je i fortë dhe po pres për ty”, mbyllet dedikimi prekës. /Shqiperia.ch/