“Sa herë që të fitojë, unë do të festojë gjithmonë si Simeone”, u shpreh ish-trajneri i Grashopërs, Fink, pas takimit të Atletikos dhe Realit. Ky i fundit sapo është shkarkuar nga ekipi zviceran, për shkak të rezultateve negative.
Madje për të shpëtuar stolin, nuk kanë mjaftuar as dy golat rradhazi të Arlind Ajetit. Mbrojtësi shqiptar është kthyer edhe si një lojtar golashënues, por pa i dhënë mundësi trajnerit Fink për të shpëtuar vendin e tij, e jo më për të folur për festimin e Simeones.
Ndërkohë që te Grashopërsi skandalet nuk kishin fund, pasi pak më parë janë dënuar disa nga teknikët e grupmoshave të reja, pasi merrnin deri në 30 mijë euro në vit nga baballarët e futbollistëve të vegjël. /Shqiperia.ch/