You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Nuk i bënte punë as “Camp Nou”, shfrenohet fantazia: U kërkuan 168.000 bileta për Kosovën

Nuk i bënte punë as “Camp Nou”, shfrenohet fantazia: U kërkuan 168.000 bileta për Kosovën

Kosova arriti të marrë një rezultat fantastik në “finalen” e luajtur ndaj Azerbajxhanit, duke fituar me rezultatin 4-0 për t’u shpallur si kryesuese në grupin e saj. Interesi për këtë takim ishte shumë i lartë, pasi vendosej vazhdimësia e dardanëve në “Ligën e Kombeve”. Për herë të parë përfaqësuesja e Kosovës i shiti biletat online, ndërsa nga mbingarkesa e sistemit, shpeshherë faqa ka qenë e bllokuar.

Për të kuptuar numrin e biletave të kërkuara për takimin ndaj Azerbajxhanit, mendon FFK. Sipas  asaj që raporton “IndeksOnline” nga burime brenda Federatës, numri i biletave të kërkuara ka tejkaluar çdo imagjinatë të mundshme. Kanë qenë rreth 56 mijë persona që kanë kërkuar nga tre bileta, aq sa ishte edhe limiti i lejuar, për të qenë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në gjuhën më të thjeshtë të përllogaritjeve, një stadium me 168.000 vëndesh mund t’i shkonte përshtat tifozëve të Kosovës, në atë mbrëmje ndaj Azerbajxhanit, megjithëse u shiten vetëm 10.000 bileta. Një interes që e tregon më së miri dashurinë dhe mbështetjen që kjo përfaqësuese ka marrë nga tifozët, megjithëse këto shifra ende nuk janë konfirmuar në rrugë zyrtare. E ta mendoni, që “Camp Nou” njihet si stadium më i madh në Europë me 99.000 vënde, por dardanëve nuk do u mjaftonte… /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top