
90′ Mbyllet takimi. Islandë-Shqipëri 1-0.
75′ Gjithçka e qetë në këtë takim, me Islandën që kërkon kalimin e minutave dhe tentativat e dëshpëruara nga sulmi i kuqezinjve.
60′ Kuqezinjtë provojnë me iniciativa të ndryshme sulmuese për të gjetur barazimin, por pa rezultat.
48′ Balaj shpërdoron një mundësi të artë, duke u menduar më shumë nga çfarë duhet në zonë.
46′ Nis pjesa e dytë.
45′ Mbyllet e para. Islandë-Shqipëri 1-0
20′ Aksioni i parë dhe Islanda gjen avantazhin, pas një hapësire në zonën e Shqipërisë.
14′ Tjetër aksion i rrezikshëm nga Shqipëria në kraun e djathtë, por krosimi i Xhakës nuk shfrytëzohet nga Cikalleshi.
9′ Loja luhet në mesfushë dhe të qarkullohet nga Islanda, por më e rrezikshme shfaqet Shqipëria në zonën kundërshtare.
3′ Shansi i artë për Shqipërinë për të gjetur avantazhin me gjuajtjen e Hysajt, por reagon mrekullisht portieri i Islandës.
1′ Nis takimi. Topin e parë e shkelmojnë vendasit. Trajneri Reja ka përgatitur kurthin për Islandën, ndërsa në një stërvitje me Kombëtaren ka punuar vetëm në një seancë të plotë vetëm me goditjet standarde. Jo vetëm në aspektin mbrojtës, por edhe atë sulmues, për të provuar skema si në kohën e De Biazit.
Minutë pas minute
Përpara ndeshjes
Shqipëria do të ndeshet në orën 15:00 në transfertë ndaj Islandës, në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit. Një ndeshje me interes të jashtëzakonshëm, atje ku pritet me kuriozitet edhe debutimi i trajnerit Reja.
Ky i fundit ka vendosur të hedh këta lojtarë në fushën e lojës, me formacionin zyrtar që është bërë publik vetëm para pak minutash në faqen zyrtare të UEFA-s: “Berisha, Ismajli, Dërmaku, Veseli, Hysaj, Lenjani, Xhaka, Basha, Abrashi, Cikalleshi, Balaj. /Shqiperia.ch/