
Megjithëse ngjan paksa abstrakte dhe e vështirë për t’u besuar, por një futbollist i Shqipërisë ka shkaktuar lëkundje tërmeti në Zvicër. Bëhet fjalë për Emir Lenjani, me atë gol që ka shënuar në sekondën e 10 të lojës pak kohës më parë.
“Panorama Sport” raporton se një sizmograf në Universitetin e Luzanës, ka raportuar një lëkundje sizmike të krijuar menjëherë pas realizimit të Lenjanit. Festimi i tifozëve ishte i madh, pasi asnjëherë më parë nuk ishin mësuar që të ndodhte një gjë e tillë, me ekipin e tyre që e niste takimin me 1-0 pa dalë nga dhomat e zhveshjes. Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe me tifozët e Napolit, teksa në himnin e “Championsit” në sezonin e shkaktuar, shkaktuan lëkundje tërmeti shumë herë më të ndjeshme. /Shqiperia.ch/
<iframe width=”491″ height=”276″ src=”https://www.youtube.com/embed/EfquvxKr3gw” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>