
Alban Hoxha është futbollisti më i përmëndur në media gjatë këtyre ditëve. Kjo për shkak se në mëngjesin e së hënës, portieri i Kombëtares dhe i Partizanit ishte ndaluar nga policia për shkak të masës së tepërt të konsumimit të alkolit duke drejtuar makinën e tij. Ditën e sotme ai është liruar nga gjykata e rrethit Tiranë, duke marrë një dëmim për detyrim paraqitjeje.
Alban Hoxha është njëkohësisht kapiteni i klubit të kryeqytetit, Partizani, ku skuadra e kuqe ditën e premte po bënë përgatitjet e saj për një nga derbit më të mëdha të trojeve shqiptare. Luhet Partizani- Tirana dhe ndryshe nga herët e tjera, vetëm 3 ditë përpara sfidës komentohet gjëndja e Hoxhës. Rasti i Albanit nuk është i vetmi dhe diçka e veçantë, pasi një skenë e ngjashme ka ndodhur edhe me futbollistë të tjerë më të njohur si Baloteli, Hugo Loris, pavarësisht se futbollistit në fjalë duhet t’i tërhiqet vëmendja për të qenë më i përgjegjshëm.
Tashmë kjo situatë ndoshta e komplikuar ka kaluar për portierin e Kombëtares dhe pritet që në ditët në vijim të bashkohet me skuadrën e Partizanit për të vazhduar përgatitjet për derbin, atë kundër Tiranës. Në kampin e kuq duket se po preferohet që kjo gjë të kaloj në qetësi të plotë, pasi kjo sfidë është nga ato përballjet e rëndësishme për një ekip. /Shqiperia.ch/