You are here
Home > Kombëtarja > Nuk është i panjohur për Shqipërinë, përcaktohet gjyqtari që do të mbaj drejtësinë në Skoci

Nuk është i panjohur për Shqipërinë, përcaktohet gjyqtari që do të mbaj drejtësinë në Skoci

Shqipëria do të luajë ndaj Skocisë në mbrëmjen e nesërme, për të kërkuar një tjetër rezultat pozitiv pas atij të arritur ndaj Izraelit.

Shanset ekzistojnë, sepse kundërshtari i kuqezinjve është i ngarkuar psikologjikisht dhe nuk është në momentin më të mirë. Ajo humbje e thellë ndaj Belgjikës me rezultatin 0-4, bëri që mediat dhe ambient përreth të kryqëzonin trajnerin e tyre, McLeish.

Gjithashtu është përcaktuar për këtë takim edhe kryesori i takimit, ai është slloveni Matej Jug. Nuk është një emër i panjohur për Shqipërinë, pasi më parë ky arbitër do të ishte i pranishëm edhe në humbjen e pësuar ndaj Italisë në eliminatoret e shkuara të Europianit me rezultatin 0-0. Në atë takim Jug do të ishte arbitër i katërt, ndërsa si kryesor në një ndeshje të Shqipërisë, slloveni ka drejtuar takimin ndaj Marokut disa vite më parë, ndeshja e cila përfundonte me rezultatin 0-0.

Së bashku me sllovenin do të jenë edhe Tomas Klançnik me Andraz Kovaçiç, të cilët janë caktuar për të mbajtur drejtësinë në Skoci-Shqipëri. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top