Një çështje e cila nuk e njeh ende zgjidhjen në kombëtaren shqiptare është ajo e kapitenit. Kandidatët janë të shumtë për shiritin që ka ndërruar disa krahë që me largimin e Lorik Canës, por kjo engimë nuk ka për të vazhduar edhe shumë gjatë.
Në pasditen e sotme, pritet që trajneri italian, Kristian Panuçi pritet të dalë në konferencën për shtyp së bashku me kapitenin e Shqipërisë, për të mbyllur këtë çështje, të paktën edhe për këto dy ndeshje. Megjithatë dy alternative të mundshme mund të evitohen menjëherë, nuk bëhet fjalë as për Elseid Hysaj dhe as për Berat Gjimshitin.
Të dy futbollistët ishin të pranishëm në konferencën e djeshme për shtyp dhe tashmë mbetet një mes Etrit Berishës apo Mërgim Mavrajt. Të këta futbollistë nuk ndodhen në momentin më të mirë të karrierës së tyre, por eksperienca mund t’i gradojë te Shqipëria. /Shqipëria.ch/