
Shkëlqim Demhasaj u duk se ishte “blerja” më e re e dardanasve, teksa pak kohë më parë mori edhe nënshtetësinë e Kosovës. Demhasaj menjëherë sapo u bë shtetas zyrtar i Kosovës, ka shprehur për “Telegrafin”, emocionet e tij për këtë zgjedhje.
Për lojtarin 22-vjeçar, u quajt si një ndjenjë e pakrahasueshmemundësia për të qenë pjesë e Kosovës, por enigmë ngelet mungesa e emrit të tij në listën e ndeshjeve të nëntorit.
Ai nuk mund të luajë në takimet ndaj Ishujve Faroe dhe Azerbajxhanit, ndërsa edhe në klubin ku aktivizohet aktualisht, ka qenë një lojtar pankine. Gjithashtu Demhasaj tregoi se është një ëndërr e lojtarit e bërë në realitet, ndërsa priste me padurim të veshë fanellën e Kosovës.
Ndërkohë që duhet theksuar fakti se deri vetëm para pak kohësh, vetë lojtari theksonte se ishte i pavendosur për zgjedhjen e tij, për ta cilësuar fanellën e Kosovës e cilëson si më të bukurën në botë.
“Jam shumë i lumtur që jam pajisur me pasaportën e Kosovës. Tani jam i gatshëm dhe në dispozicion për trajnerin Bernanrd Challandes në ndeshjet e nëntorit. Do të mundohem të jap më të mirën nga vetja për të shënuar shumë gola për Kosovën dhe për t’i bërë ëndrrat realitet të njerëzve tanë. Kam marrë vendimin e duhur për të luajtur me Kosovën.
Ka qenë një vendim i marrë së bashku me familjen dhe agjentët e mi. Mezi po pres ta vesh fanellën më të bukur në botë, atë të Kosovës”, u shpreh Demhasaj. /Shqiperia.ch/