You are here
Home > Kombëtarja > Nuk e shijon “Championsin” me PAOK-un, Kaçe i kërkon klubit të marrin fund huazimet

Nuk e shijon “Championsin” me PAOK-un, Kaçe i kërkon klubit të marrin fund huazimet

Ergys Kaçe është rikthyer te skuadra që e ka kartonin e tij, PAOK-u. Klubi në fjalë kaloi një nga sezonet më të mira në vitet e fundit, pasi fitoi kampionatin dhe Kupën. Mesfushori shqiptar ishte në lartësinë e duhur gjithashtu, duke lënë gjurmë me ekipin e Panathinaikosit.

Por këta të fundit nuk e kishin gjendjen financiare, për të blerë mesfushorin shqiptar. Në këto kushte, lojtari i Kombëtares u rikthye te PAOK, që vitin e ardhshëm luan në “Champions League”. Sipas asaj që raportojnë mediat greke së fundmi, largimi i Kaçes është i padiskutueshëm.

Madje është vetë futbollisti që e kërkon një gjë të tillë, që ta marrin fund huazimet në ekipe të ndryshme. Ndërkohë vetë klubi grek është duke punuar  që në ditën e parë të stërvitjes, të mos ketë një grumbullim të madh të lojtarëve, por fati i disa prej tyre, të jetë i vendosur. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top