You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Nuk e përdor se nuk e do mbrojtjen, Verderi dorëzohet para Rashicës…që kërkon zemrën e tifozëve

Nuk e përdor se nuk e do mbrojtjen, Verderi dorëzohet para Rashicës…që kërkon zemrën e tifozëve

Shumë peripeci për një lojtar që nuk e meriton një situatë të tillë. Milot Rashica është një futbollist që e meriton më së paku stolin, ndërsa aftësitë e tij i ka treguar gjithmonë kur i është dhënë mundësia.

Trajneri Kofeldt është shprehur se nuk e ka preferuar shumë futbollin shqiptar, pasi nuk i bën në mënyrën e duhur detyrat mbrojtëse. Pra, mungon sakrifica për t’u kthyer mbrapa e për të ndihmuar ekipin, pasi në aftësitë sulmuese të Rashicës, nuk ka askush dyshime.

Gjithsesi, të premten lojtari dardanas do të ketë të gjithë mundësitë për të treguar vlerën e tij ndaj Dussedorlf. Sipas asaj që raportojnë mediat gjermane, futbollisti i Kosovës është projektuar si titullar, të paktën duke parë stërvitjen dhe detyrat që po i lë trajneri i Verderit. Takimi do të luhet në shtëpi dhe kjo është një mundësi e mirë që Rashica të rifitoj zemrën e tifozëve. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top