
“E kuptoj plotësisht se përse lojtarët e tjerë e mbajnë atë simbolin e lules në fanellë dhe është e gjitha e drejta e tyre për të bërë diçka të tillë. Megjithatë, unë kam një kuptim tjetër të plotë, për dikë që ka humbur njerëz në konflikte.
Ju duhet të kujtoni që unë jam ndjerë i sulmuar kur isha i vogël, vetëm 12 vjeç, pasi Serbia po shkatërrohej nga bombat e hedhura nga NATO në vitin 1999 dhe aty ka pasur shumë që ka ndërruar jetën, edhe fëmijë. E vesha më herët, por kur e mendova përsëri, kuptova se nuk ishte e drejtë që ta vendosja atë simbol që është krenari e Britanisë, pa ofenduar askënd”, ishte kjo mënyra sesi Nemanja Matiç refuzoi simbolin e NATO-s me skuadrën e Manchester United.
Por mesa duket ky vendim i futbollistit serb, nuk është pritur mirë nga pjesa tjetër e skuadrës angleze. Sipas asaj që zbulon “The Times”, shokët e skuadrës i janë kundërvënë Matiç, për t’i treguar gabimin në këtë vendim. E megjithatë, lojtari i Manchester United nuk është tërhequr nga ideja e tij, pavarësisht mungesës së respektit që tregon ndaj kësaj organizate që ka si për qëllim të saj vendosjen e paqes. /Shqiperia.ch/