You are here
Home > Futboll Bota > Nuk donte lojtarë që e shihnin si rezervë, Shaland përtyp fjalët: Hadërgjonaj ta lërë Zvicrën për ne!

Nuk donte lojtarë që e shihnin si rezervë, Shaland përtyp fjalët: Hadërgjonaj ta lërë Zvicrën për ne!

“Nuk pranoj lojtarë që na shohin si një mundësi e dytë. Unë dua vetëm lojtarë që kanë dëshirë me çdo kusht të luajnë për Kosovën”. Kështu shprehej Shaland disa kohë më parë, ndërsa me kalimin e muajve edhe mënyra e të menduarit rreth kësaj teme ka ndryshuar rrenjësisht.

Tashmë është vetë tekniku i Kosovës, ai që fton lojtarë që dardanët i shohin si mundësi të dytë. Në një intervistë dhënë për “Sporti në KTV”, Shaland do të shprehej se Hadërgjonaj duhej t’i bashkohej përfaqësueses së tij, pasi Zvicra nuk ka hapësira për të.

“Hadërgjonaj duhet të na bashkohet ne.Te Zvicra nuk ka shumë hapësira në pozicionin ku ai luan, prandaj lojtari duhet t’i braktistë helvetët për të na u bashkuar ne”, shprehet Shaland. Brenda pak kohësh, dy qëndrime të ndryshme rreth një teme të caktuar. Megjithatë, në të gjithën këtë ajo që zvicerani duhet të kuptohet, është fakti se për momentin Kosova duhet të pranojë lojtarë me shumë cilësi, pavarësisht dëshirave të tyre fillestare si në rastin e Hadërgjonaj, luksi i përzgjedhjes nuk është fituar ende. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top