Një rastësi shumë e veçantë ishte ajo e Armando Brojës pasi debutoi ndaj Evertonit në fitoren me rezultatin 4-0. Sulmuesi shqiptar do të hyte në fushë në minutën e 85, ndërsa Lampard po i jep një mbështetje shumë të madhe të rinjëve.
Lojtari kuqezi ishte futbollisti i 750 që vishte fanellën e ekipit të parë të Chelseat, ndërsa i 700 ka qenë Kurt Zouma, i cili ka luajtur në vitin 2014. Një klub i madh ky dhe për çdo lojtar është arritje më vete që të mbajë veshur një fanellë të tillë e cila peshon shumë. Ndërkohë Shqipëria mund të krenohet, pasi Armando Broja do të mbahet mend gjatë në historinë e Chelseat edhe për ata persona që janë shumë të apasionuar pas statistikave.
After Armando Broja became our 750th player, take a look back at who our other landmark debutants have been! ?
— Chelsea FC (@ChelseaFC) March 15, 2020