You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Nuk bëhen përjashtime, përfaqësuesja e Kosovës hap dyert: Presim futbollistë nga Shqipëria dhe Maqedonia

Nuk bëhen përjashtime, përfaqësuesja e Kosovës hap dyert: Presim futbollistë nga Shqipëria dhe Maqedonia

Ai sukses i Kosovës në mbrëmjen e djeshme, teksa mundte Azerbajxhanin me rezultatin 4-0, për të kryesuar në këtë mënyrë grupin në “Ligën e Kombeve”, përveçse rezultatit historik sjell edhe shumë benefite të tjera. Ajo që nuk mund të lihet pa nënvizuar, janë futbollistët e rinjë që do i bashkohen Kosovës, duke parë situatën në të cilën ata ndodhen.

Kjo u paraqit edhe me Shqipërinë pasi mori pjesë në Europian, teksa shumë lojtarë pasi fillimisht na shihnin me mëdyshje, kërkonin vetë një derë të hapur te kuqezinjtë. Sipas asaj që raporton “Insporti”, kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka hapur dyert për futbollistët shqiptarë të Shqipërisë dhe Maqedonisë. “Mund të vijnë lojtarë nga Shqipëria për Kosovën, por edhe shqiptarë të Maqedonisë. Jemi të hapur, mund të vijnë nëse kemi nevojë”, u shpreh Agim Ademi për “Click” në RTV21. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top