Shqipëria ka dal kokëulur nga Gllasgow në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve. Skocezët fituan me rezultatin e pastër 2-0 ndaj kuqezinjëve duke rënduar kështu më tepër situatën në kampin e Panuçit. njç lojë e dobët dhe e paluftuar nga ana jonë duke ja falur në “tavolinë” tre pikët kundërshtarit. Stafi i Shqipëria.ch ka vlersuar çdo paraqitje të lojtarëve në fushë në bazë të notave si më poshtë:
Notat e Lojtarëve (Sipas Shqipëria.ch)
Strakosha(5) I pafat dhe i pandihmuar nga mbrojtja. Në pjesën e parë bëri një lojë të mirë, shpëtoi portën nga disa gjuajtje të rrezikshme. Në të dytën falin golin e knock-out për këtë takim. Çorjentimi i skuadrës uli dhe paraqitjen e Tomit.
Hysaj (5) E nis ndeshjen mirë në pjesën e parë. Ndryshimi i skemës nga ana e trajnerit dështoi organizimin e lojës. Skocezët nisën sulmet nga krahët. Hysaj jo në formën e duhur, luhatjet u shfaqën që në ndeshjen me Izraelin.
Veseli (4) Qendra e mbrojtjes vuajti shumë. Veseli thuajse nën hije. Hapsira të pa mbuluara mirë dhe disa topa të rrezikshëm të humbura në zonë. Mund të bënte më mirë.
Gjmshiti (4) Nuk ishte mbrëmja e tij sot. U duk sikur ai dhe Veseli ishin një trup dhe një krah i qendrës ishtë thuajse bosh. Gaboi në disa raste dhe në një tjetër dhuroi një gol perfekt për kundërshtarin.
Binaku (5) Nuk ishte Egzon sin ë “Elbasan Arena” megjithëse u mundua të mbante ritmin e lojës. Nga krahët i pafuqishëm për të ndalur plotësisht i vetëm sulmet. Nuk u ndihmua nga Ndoj, gjithsesi bëri maksimumin megjithëse pati luhatje.
Lilaj (5) Nga krahet me Hysajn u mundua të shtynte përpara. Goditje drejt portës por pa rrezik. U duk sikur po flinte në fushë por topat kalon nga këmbët e tij në repartin e mesfushës. Pritej më tepër nga eksperienca e tij
Xhaka (6) Agresiv në mesfushë dhe mjaft luftarak. Vazhdimisht thyente sulmet e kundërshtarit, saqë skocezet u detyruan të sulmojnë nga krahët, mesfusha ka nevojë të vazhdueshme për lojtar si Taulanti.
Memushaj (6) Kombinimi me Xhakën duket me rezultat. Mundohet të nis aksione por mbrojtja skoceze e vështirë për tu kaluar. Një skemë më e qartë nga trajneri do të sillte një Ledian më shpërthyes.
Ndoji (4) Eksperiment i gabuar. Emanuele nuk është gati për ndeshje me rendësi të tilla, padiskutim vendim i nxituar i Panuçit për t’i dhënë një besim të tepruar.
Gavazaj (4) vetëm 45’ minuta për të. Sulmi nga krahu i dhjathë ishte i vakët. Gavazaj lëviz mirë por nuk krijon rrezik në portën kundërshtare. I pa ambjentuar me skemat e reja.
Balaj (5) I vetëm në sulm pa shumë mundësi. Shpërdoroi dy raste të mira. Vrapon për 90’ minuta dhe kërkon të pasohet, ndihmon edhe ekipin në mesfushë. Më tepër do të ishte realizimi i një goli.
Panuçi (4) I paqartë ende në atë që kërkon. Prish lojëën e skuadrës dhe nuk ka një ide të saktë. Deshtoi në eksperimentimin e skemave dhe në formacionin e kësaj nate. Luajti me 6 mbrojtësa dhe pa fuqi sulmuese. Nësë Liga e Kombeve del pa gjë, shkarkimi është gati.
Lojtarët e aktivizuar:
Prenga (6) Zëvendësoi Gavazajn në fillimin e pjesës së dytë dhe u përshtat mes dy mbrojtësve në qendër. U mundua të bashkpunonte me Veselin dhe Gjimshitin por pa shumë rezultat. Në lojë individuale bën mirë dhe heq disa topa nga zona. Ndoshta një dyshe Prenga-Gjimshiti do ishte më e qendrueshme që nga starti.
Manaj/Mihaj (Pak për të pasur një vlerësim)