You are here
Home > Kombëtarja > Notat e Izraelit/ Mbrojtja e Shqipërisë “i eklipson” edhe në natën më të errët

Notat e Izraelit/ Mbrojtja e Shqipërisë “i eklipson” edhe në natën më të errët

Izraeli nuk ka arritur të dalë me pikë nga mbrëmja në “Elbasan Arena”, teksa është mundur me rezultatin 1-0, falë një predhe të lëshuar nga ana e Xhakës.

Në futbollistët që drejtoheshin nga debutuesi Hercog, kishte kualitete të mëdha, por që u eklipsuan në mbrëmjen e “Elbasan Arenas”, megjithëse duhet thënë se mbrojtja e Shqipërisë nuk ishte në nivelin më të mirë të mundshëm./Shqipëria.ch/

Notat e Izralelit (Sipas mediave izraelite)

Haimov (6)- I pafajshëm në momentin kur Xhaka i shënon. Mban të paprekur portën në shumë goditje të rrezikshme të kundërshtarëve, ndërsa testi i tij mund të quhet i kaluar. Zëvendësoi portierin titullar në mënyrën më të mirë.

Eli Dasa (4)- Dukshëm nuk arrin të shprehet mirë në fushë me trajnerin e ri, Hercog. Nuk kishte kurajo për të shtyrë përpara në zonën kundërshtare.

Capitolo (4)- Debutim që nuk duhet të kujtohet, për asnjë arsye. Bën gabime të mëdha në mbrojtje, aqsa është fat i madh që ndëshkohemi vetëm njëherë.

Yini (6)- Një nga futbollistët më të mirë të takimit te Izraeli. I qartë si gjithmonë, korrigjon gabimet që bëhen në prapavijë.

Habashi (5)- Mund të bëj më mirë në të ardhmen në qendrën e mbrojtjes.

Tawatah (5)- Ndryshe nga shoku i tij në krahun tjetër të mbrojtjes, dukej më i sigurtë. Megjithatë mund të jepte më shumë.

Kayal (5)- Është përgjegjësi e madhe të luash për Brighton, por të gjithë do e kujtojmë atë rast të humbur në pjesën e parë.

Natho (5)- Ndeshje kaosi për kapitenin. Nuk e arrin kurrë nivelin më të lartë.

Dor Peretz (6)- Futbollisti i Makabi Tel Aviv ka bërë një ndeshje të mirë. Theu shumë aksione të kundërshtarit, ndërsa shërbeu si një mbështetje e madhe për shokët e skuadrës.

Dabour (5)- Arrin të shprehet mirë me Zahavin në 30 minutat e para, por nuk e arrin formën e tij që tregon te Salzburgu.

Zehavi (5)- Një performancë deri diku e mirë, por nuk arrin të shtyjë drejt rrjetës një top me portën e boshatisur.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top