
Një mbrëmje që do të mbahet mend ishte ajo e djeshmja edhe për portierin shqiptar, Marko Alia. Megjithëse nuk u aktivizua për asnjë minutë, gardiani kuqezi ishte portieri i dytë i Lacios, në takimin që zhvilloi ndaj Apollonit.
Nuk është pak kjo arritje, pasi flasim për një portier të ri në moshë dhe për një skuadër si Lacio, që gjithmonë lufton me elitën e futbollit italian. Në një intervistë për mediat laciale, Alia ka treguar për fillimin e karrierës së tij.
Rastësia e ka sjellë deri këtu, pasi 18-vjeçari ka luajtur si mesfushor. Idhudhi i tij është Nojer, ndërsa pika më e fortë, sigurisht…loja me këmbë.
“Në fillim të karrierës sime kam luajtur në mesfushë, në shtëpi kam pasur një kopsht me një derë dhe çdo herë më pëlqente të luaja kundër miqve të mi kur vinin për të më vizituar. Fati im ishte se kur luaja në Salesianët në Genzano, portieri u lëndua dhe që nga ajo moment jam vendosur në këtë rol.
Më vonë luaja në Tres Tor dhe Aprilia dhe në moshën 15 vjeç arrita në Lazio. Kam luajtur në të gjitha rolet, kjo më ka ndihmuar shumë të parashikoj luajtjet e kundërta dhe të luaj me këmbë. Unë jam i frymëzuar nga Manuel Neuer sepse ai ka ndryshuar mënyrën e të kuptuarit të rolit të portierit. Midis shtyllave Buffon dhe Alisson janë gjithashtu dy mbrojtës ekstremë të jashtëzakonshëm”, u shpreh Alia. /Shqiperia.ch/