
Të shumtë janë talentet e rinj nëpër botë që çdo ditë edhe më shumë po shndërrohen në lojtarë të rëndësishëm për skuadrën e tyre. I tillë është edhe Lindon Selhanin, djaloshi me origjinë nga Kumanova që aktivizohet te skuadra e Standartit të Liezhit.
Shqiptari u aktivizua titullar në sfidën e djeshme ndaj Anderlehtit, ku skuadra e tij arriti të triumfonte me rezultatin 1-3. Një paraqitje e shkëlqyer për mesfushorin qendror, i cili në të kaluarën ka refuzuar ftesën e Maqedonisë dhe e ka shprehur hapur dëshirën për të veshur fanellën kuqezi.
Ai iu bashkua ekipit belg nga skuadra e të rinjve. Në finalen e Kupës, ku skuadra e Standardit triumfoi, 19-vjeçari festoi me flamurin e Shqipërisë.
Pas aktivizimit në “finalen” e djeshme ndaj Anderlehtit, me shumë gjasa drejtuesit e FSHF-së do jenë kujtuar për këtë talent shqiptar dhe duhet të fillojnë negociatat menjëherë, sa pa qenë vonë.
/Panoramasport