You are here
Home > Kombëtarja > Njeriu më i urryer i Vardarit, shqiptari nga Maqedonia ndan drejtësi ndaj Uellsit

Njeriu më i urryer i Vardarit, shqiptari nga Maqedonia ndan drejtësi ndaj Uellsit

Kushtrim Lika do të jetë mes arbitrave që do të ndajnë drejtësi në takimin mes Shqipërisë dhe Uellsit. Shqiptari nga Maqedonia, do të bënte jehonë pak javë më parë, në derbin e nxehtë Vardari-Shkëndija.

Të gjithë futbollistët e Vardarit do i suleshin për të anulluar golin e Shkëndijës, për një pozicion jashtë loje të supozuar, por Loka nuk e bëri një gjë të tillë. Koha do i jepte të drejtë, pasi pamjet filmike treguan se nuk kishte gabuar asgjë në vendimin e tij.

Me Dejan Jakimovskin si kryesorë dhe Lika e Karakolev si arbitra anësorë sipas “Infosport”, do të zhvillohet edhe takimi mes Shqipërisë dhe Uellsit. Ndërsa te kuqezinjtë, tashmë ka nisur edhe gjykimi të mos jetë më i drejtë, duke pasur shumë rezerva në këtë drejtim. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top