You are here
Home > Futboll Bota > Njeri pa atdhe! Urrejtjet më të mëdha vijnë nga dashuritë, te Lacio i sulen mesfushorit serb

Njeri pa atdhe! Urrejtjet më të mëdha vijnë nga dashuritë, te Lacio i sulen mesfushorit serb

Tifozët lacial në Itali, por jo vetëm, njihen për racizëm teje të theksuar. Tashmë kjo gjë është transferuar kundrejt lojtarit serb të tyre, Milinkoviç Saviç. Duket se gjërat nuk po shkojnë ashtu siç duhet për mesfushorin, ku në sezonin e shkuar ishte një idhull i “Curva Nord” të qytetit te Romës.

Ditën e djeshme në sektorin e ultrasve lacial është parë një parrullë tepër ofenduese në drejtim të futbollistit serbit Milinkoviç Saviç. Në atë parrullë ishte shkruar “Milinkoviç Zingaro”. E përkthyer në gjuhën shqipe, do të thotë cigan, që përcakton disa njerëz që nuk kanë as shtet, as vend dhe madje as komb. Një parrullë kjo që nuk ka kaluar lehtë pa u komentuar nga mediat italiane, saqë është konsideruar edhe si një ofendim racist kundrejt lojtarit.

Mesa duket me paraqitjet e dobta të Saviç këtë sezon, duket se tifozët lacial nuk po e kapërdijnë dot. Mjaftojmë të kujtojmë merkaton që e kaluar, ku vlera e lojtarit shkoi deri në 150 milionë euro. Me paraqitjet e deritanishme të Saviç, kjo vlerë ka rënë ndjeshëm, pasi është vihet re dukshëm që në fushën e blertë nuk është më ai mesfushor që kemi mësuar ta shohim. Duket se serbi ka humbur dëshirën për të luajtur me skuadrën e Lacios, gjë e cila tashmë po përkthehet edhe nga ultrasit e kësaj skuadre duke e “sulmuar” në një mënyrë a një tjetër. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top