
Kur u mendua se Sabien Lilaj do të firmoste te Shkëndija e Tetovës, do të ishte skuadra e Sektzia Nes Tziona që do të prishte garën, duke ofruar 300 mijë euro pagesë për mesfushorin shqiptar. Tashmë ekipi i Tetovës është hedhur i gjithi në sulm për të siguruar shërbimet e lojtarit tjetër të Shqipërisë.
Këtë herë bëhet fjalë për Andi Lilën, që në pamje të parë duket një çështje më e lehtë. Mbrojtësi i cili ështoi me Pas Giannën, duke rënë nga elita e Greqisë, do të largohet nga skuadra ku është pjesë. E vetmja konkurrencë për Shkëndijën e Tetovës është Superiorja, por me kartën “Champions League”, do të mbyll çdo diskutim në këtë drejtim. /Shqiperia.ch/