
Rezervat e Anderlehtit kanë fituar me rezultatin 4-2 ndaj Wasland, në ditën e djeshme. Këtë herë ka shkëlqyer Kristal Abazaj, duke shënuar dopietë e duke qenë lojtari i ndeshjes.
Futbollisti shqiptar duket sikur është rikthyer në nivelet më të mira, ashtu si kohë më parë në Superiore. Në dy golat e shënuara, tregohen më së miri aftësitë e Abazajt. Fillimisht lojtari i Kombëtares është shkëputur bukur në golin e parë, ka kaluar edhe portierin kundërshtar, për të dërguar topin në rrjetë.
Edhe në golin e dytë, Abazaj tregohet me kualitetete dhe i qetë përpara portierit, duke e kaluar bukur topin sipër tij. Nëse vazhdohet në këto ritme, atëherë drejtuesit e Anderlehtit do t’i japin edhe një shans në ekipin e parë para janarit. /Shqiperia.ch/
Elias Cobbaut scoort bij wederoptreden ? Meer info op https://t.co/u7Q68y1CBv@eliascobbaut marque pour son retour ? Plus d’infos sur https://t.co/8ubUuG8bWo
Reserves 1A ⚽️ #RSCA 4-2 Waasland-Beveren pic.twitter.com/1rvRpdgx2W
— RSC Anderlecht (@rscanderlecht) December 11, 2018