
Vushtrria ka fituar minimalisht 1-0 ndaj KF Onix. Teksa ka qenë duke u luajtur java e 15 në Ligën e Parë të Kosovës, tifozët e Vushtrisë ka gjetur kohën për të hapur një banderolë me një mesazh mjaft të fuqishëm për nga rendësia e tij. “FORCA Vushtri” nga tribuna e tyre kanë zgjedhur të japin vendimin e tyre përfundimtar sa i përket mbështetjes ndaj Kombëtares së Shqipërisë. “Loti nuk bëhet gjak, gjaku nuk bëhet lot! Një Zot mbi qiell, një Shqipëri mbi Tokë”- ka qenë banderola e tifozëve vendas.
Duke valëvitur edhe flamurin legjendar të UÇK-së, grupimi i tifozëve ka vendosur t’i bashkohet grupimit të Plisave apo edhe Illirian Elite nën thirrjen për një Kombëtare të vetme. Përkrah banderolës, “FORCA Vushtrri” paralajmëron bojkot për çdo ndeshje që do të luaj Përfaqësuesja e Kosovës. Disa prej grupimeve ne Kosovë nuk janë pajtuar ende me vendimin se për shqiptarët duhet të ketë dy Përfaqësuese. Grupimet janë të ndara duke përkrahur nga njëra ana Kosovën, e nga ana tjetër të tjerë tifozë udhëtojnë në mbështetje të kuqezinjëve./Shqiperia.ch/