You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Një tjetër rast “Uzuni” në Shqipëri, Kallaku është një talent i pastër dhe premton për Kombëtaren

Një tjetër rast “Uzuni” në Shqipëri, Kallaku është një talent i pastër dhe premton për Kombëtaren

Myrto Uzuni është padyshim një nga talentet më të mëdha të dala nga Superiorja, e që i është bashkuar futbollit europian. Por një tjetër rast do të vijë në të ardhmen, teksa talenti i rradhës që premton shumë, është Sherif Kallaku.

Aktualisht luan me Teutën e Durrësit, ndërsa më parë ka qenë pjesë e Laçit. Tek ky lojtar “fshihet” një e ardhme e garantuar dhe aftësi e madhe. Mesfushori 20 vjeçar është gjithmonë i gatshëm të surprizojë kundërshtarët me driblimet dhe pasimet e tij.

Me Teutën po shkëlqen në kampionatin aktual, duke qenë në një nivel mbi mesatare në çdo takim, ashtu si edhe ndaj Partizanit. Kallaku ka luajtur edhe me të rinjtë e Shqipërisë, ndërsa në të ardhmen duhet t’i bashkohet edhe Kombëtares së madhe. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top