You are here
Home > Kombëtarja > Një thesar! Ismajli për herë të dytë rradhazi në Kroaci, ka shifra të frikshme

Një thesar! Ismajli për herë të dytë rradhazi në Kroaci, ka shifra të frikshme

Ardian Ismajli është padyshim një thesar për kombëtaren shqiptare, ndërsa suksesi i tij po ndiqet edhe në klub, nuk ndalet vetëm me thirrjen e Panuçit.

Për herë të dytë rradhazi, mbrojtësi shqiptar është shpallur si futbollisti më i mirë i Hajdukut, ndërsa ka gabuar pak, për të mos thënë asgjë në takimin e fundit në kampionatin kroat. Ekipi i tij do të fitonte me rezultatin 3-0, ndërsa kjo do të vinte edhe falë Ismajlit. Në fitoren 3-0 ndaj Zapresiç, futbollisti më i ri i Shqipërisë, do të fitonte 10 nga 11 “përplasjet” e tij në fushën e lojës.

Për të vazhduar më tej, futbolli modern kërkon që edhe mbrojtësit të jenë sa më të përfshirë në ndërtimin e aksioneve, për të mos gabuar thuajse asgjë në pasimet e sakta. Në të njëjtën monedhë i përgjigjet edhe Ismajli, që nga 76 pasimet e tij, 70 prej tyre i ka përfunduar me sukses në këmbët e shokëve të skuadrës.

Më parë lojtari në fjalë nuk ka kaluar një kohë të mirë në klub, duke qëndruar për disa kohë edhe në stol, por tashmë kohët kanë ndryshuar. Ismajli jo vetëm që është titullar te Hajduku, por është edhe më i miri tek skuadra kroate. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top