
Shqipëria po furnizohet shumë së fundmi me lojtarë në grupmosha edhe nga Anglia, ndryshe nga çfarë kishim parë më herët. Armelindo Mema është një prej tyre, me tifozët që duhet të gëzohen për brezin e artë që na pret.
Ky ishte autori i golit në fitoren e Shqipërisë U-18 gjatë ditës së djeshme, por nuk e kishte për herë të parë realizimin me fanellën e kuqezinjve. Me fanellën e të rinjëve të QPR ka qënë protagonist gjithashtu në këtë sezon, i një prej aksionëve më të bukur që është finalizuar me sukses në atë kampionat. Me lëvizje hipnotizuese dhe i gatshëm për të fundosur kundërshtarin, ky është lojtari që po na vjen nga QPR. /Shqiperia.ch/
🙌 This goal from #QPRU18‘s Armelindo Mema is up for @LFEonline‘s #LFEGOTM.
Simply tweet #LFEGOALC to vote! pic.twitter.com/ttDwT6Q0Rj
— QPR FC (@QPR) January 9, 2019